Gjermanët xhelozë për Melonin në Shqipëri – Shqip

by admin
Spread the love

Gazeta më e njohur “Frankfurter Allgemeine” jehonë turizmit shqiptar

Gazeta më e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” është befasuar nga fakti se Giorgia Meloni vendosi papritur që të kalojë në Vlorë pushimet e saj të para si kryeministre ku arriti të ruajë privatësinë ashtu si edhe në Pulia.

Për pushimet e saj të para verore si kryetare e qeverisë, Meloni zgjodhi Pulian gjë që u konsiderua zgjedhje e arsyeshme nga vëzhguesit politikë. Ishte një destinacion në atdhe, në një akomodim dinjitoz, por jo shumë luksoz, në të cilin ajo do të kishte të garantuar privatësinë e familjes së saj.

Paparacët u përpoqën pa rezultat të përdornin dron për të kapur ndonje foto apo video. Më pas papritur Meloni dhe familja e saj mirëpritën një ftesë private nga kryeministri Edi Rama dhe morën tragetin e planifikuar nga Brindisi për në Vlorë.

Gazeta gjermane përmend faktin se njëkohësisht me kryeministren e tyre edhe gjysmë milionë italianë janë tërhequr nga bukuritë e Shqipërisë.

Dikush mund të dyshojë nëse Shqipëria ishte një zgjedhje e duhur për një pushim të shkurtër në periudhën e Ferragostos për kryeministren italiane dhe familjen e saj. Gazetat janë plot me raportime të familjeve që po largohen nga çmimet e larta në Itali drejt brigjeve te Shqipërisë, ku për të njëjtën shumë parash mund të bëhet dy deri në tre herë më shumë ditë pushimesh sesa në vendlindje, duke përfshirë edhe kostot e transportit përtej Adriatikut. Gjermanët nuk nguruan as te ironizonin: Mesa duket edhe për kreun e qeverisë italiane pushimet në vendin e saj ishin bërë shumë të shtrenjta.

Gazeta gjermane nënvizon faktin se socialisti Rama dhe konservatorja e djathtë Meloni shkojnë shkëlqyeshëm, pavarësisht dallimeve ideologjike. Rama e vlerësoi Melonin si një “tigreshë” që i ka habitur të gjithë politikanët e lartë në skenën ndërkombëtare si një grua dhe një evropianiste të madhe me talent të jashtëzakonshëm për komunikim.

FAZ thekson se Shqipëria e vogël këtë vit pret nëntë milionë turistë, një e treta më shumë se vitin e kaluar. Rritja e numrit të vizitorëve italiane për gazetën e mirënjohur gjermane është veçanërisht e madhe.

Gazetari gjerman shkruan se Rama postoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej anija e mallrave plotësisht e mbipopulluar “Vlora”, e cila u përdor për të sjellë më shumë se 10 mijë refugjatë të varfër përtej detit Adriatik në Bari, menjëherë pas rënies së “komunizmit të epokës së gurit” në Shqipëri në 1991. “Shqiptarët rrugës për në Itali, 1991”, shkruan ai.

Pranë saj, Rama ka vendosur një foto të të njëjtit mallrash, nga një këndvështrim tjetër, dhe për të shkroi: “Italianët në rrugë për në Shqipëri për pushime, 2023”. Por Meloni, shkruajnë me ironi e xhelozi gjermanët sigurisht që nuk shkoi në Vlorë me “Vlorën”.

Klan News

You may also like