Gjendet një mjet i pashpërthyer në Zhegër të Gjilanit

by admin
Spread the love

Një person ka raportuar në polici se në deponinë e mbeturinave të forta ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Në raportin e policisë thuhet se njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne deponinë e mbeturinave te forta ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar”, thuhet tutje në raport.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like