Gjatë qershorit do të ketë definim të vendimit për viza

by admin
Spread the love

Shoqëria civile e Kosovës i është janë drejtuar përmes një letre presidentit të Francës, Emmanuel Macron lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në lidhje me këtë, në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL, i cili tha se liberalizimi i vizave është një çështje që i prek qytetarët.

“Çështja e liberalizimit të vizave është një çështje që praktikisht i prek më shumë qytetarët, sesa thjeshtë një narracion politik që është krijuar, ndikon tek studentët, bizneset dhe tek turizmi, është një çështje praktike që nuk ka arsye logjike që qytetarët të vuajnë këtë ndalesë”, tha ai.

Hoxha u shpreh optimist sa i përketë këtij procesi, duke thënë se gjatë qershorit do të ketë definim të vendimit për viza.

“Nëse gjithçka shkon sipas planeve, mendoj që muaji qershor definitivisht ka me qenë një prej muajve që do të jap sinjale dhe ndoshta edhe deklarativisht me thënë se kjo gjë do të përfundojnë, në praktikë kjo do të marr disa muaj derisa të impementohet, mirëpo në këto një muaj e gjysëm janë një numër i madh i takimeve qe do të ndodhin, edhe samiti i G7-tës, do të ndodhin edhe disa takime të Këshillit për Zgjerim, gjithashtu çështja e Ballkanit është në fokus, kështuqë mendoj gjatë qershorit do të ketë një definim apo përafrim të këtij vendimi”, tha ai.

Tutje, Hoxha foli edhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave, përcjell Klankosova.tv.

“Kjo zakonisht ndodh ose në fillim të vitit të ardhshëm, ose nëse janë zemërgjerë edhe festat e fundvitit mund të përfshihen aty , kështuqë potencialisht dhjetor-janar, nëse gjithçka shkon sipas planit”, u shpreh ai.

 

You may also like