Gjatë ditës mot jostabil në shumë vende – Shqip

by admin
Spread the love

DPHM-ja bën thirrje për kujdes

Sot në orët e pasditës, në shumë vende, lokalisht priten rreshje të shkurtëra por të rrëmbyeshme të shiut që mund të shkaktojnë rritje të shpejtë të ujrave në lumejtë e vegjël – kanë njoftuar nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, njofton KlanM.

Në paralajmërimin e kësaj drejtorie thuhet se ekziston mundësia që shirat të shkaktojnë edhe probleme lokale, siç percjell KlanM, në pjesë të vendbanimeve, veçanërisht në pjesën veri-perëndimore të vendin respektivisht në Rajonin e Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës e Gostivarit.

Vende-vende proceset pritet të jenë më intensive në formë të motit të lig me shi, breshër, zbrazje elektrike dhe erë të fuqishme, andaj bëhet thirrje për kujdes maksimal nga qytetarët.

Metereologët, siç njofton KlanM, thonë se gjatë gjithë javës së ardhshme, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik me qendër në Mesdhe dhe të një mase të madhe jostabile ajrore, moti në vendin tonë do të jetë shumë jostabil, me paraqitje të shpeshta të shirave të rrëmbyeshëm, breshërit dhe erës së përforcuar.

Kujtojmë se para disa ditëve rajoni i Dellçevës u godit nga një mot I lig që kishte shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë. Sot, sic percjell KlanM, njoftohet se pas sanimit të dëmeve është lëshuar për qarkullim për automjete të lehta magjistralja Dellçevë – Makedonska Kamenicë./KlanMacedonia 

You may also like