Gërvalla i bën thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë – Shqip

by admin
Spread the love

Kosova ka nisur regjistrimin online të diasporës në kuadër të Procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

Kjo për arsye që edhe diaspora si pjesë e pandashme e Kosovës të marrë pjesë në këtë proces i cili do të ndihmojë shumë në zhvillimin dhe hartimin e politikave efikase, të dedikuara për mërgatën, përmirësimin e shërbimeve ndaj mërgatës dhe në planifikimet më të mira për të ardhmen.

Sipas komunikatës së MPJD-së, Donika Gërvalla i bënë thirrje të gjithë pjesëtarëve të diasporës që të regjistrojnë vetën dhe anëtarët e tyre të familjes, dhe të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për planifikimin e së ardhmes sonë të përbashkët.

“Regjistrimi i të gjithë qytetarëve që janë lindur në Kosovë ose që kanë prejardhje nga Kosova, por që jetojnë jashtë Kosovës mund të bëhet përmes formularit online që gjendet në: ediaspora.rks-gov.net”.

Moduli i regjistrimit të diasporës po implementohet në kuadër të platformës eDiaspora, dhe përfshinë iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për mbështetjen e procesit të regjistrimit të pjesëtarëve të Diasporës.

Regjistrimi i Popullsisë realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024, dhe përfshinë një prej proceseve më të rëndësishme zhvillimore për vendin. Diaspora është pjesë integrale e shoqërisë kosovare, andaj pjesëmarrja e çdo pjesëtari të Diasporës është kontribut i drejtpërdrejtë për këtë proces të rëndësishëm për vendin.

You may also like