Genta Ismajli sot feston ditëlindjen e 38-të

by admin
Spread the love

Genta Ismajli është padyshim një prej këngëtareve më të njohur shqiptare.

Krijuesja e shumë hiteve prej vitesh ka krijuar një karrierë të suksesshme muzikore, teksa mbetet aktive me projekte muzikore.

Ndërsa, ditën e sotme (e martë) Genta po shënon një ditë të vecantë, kjo pasi ajo po feston ditëlindjen e 38-të.

Kështu ka bërë të ditur vet këngëtarja e cila ka ndarë me fansat në rrjetet sociale urimet që ka pranuar.

Miqtë, familjarët dhe fansat e saj e kanë uruar në mënyra të ndryshme, teksa në një postim Genta ka shkruar: Urime ditëlindja për mua, le të festojmë dhe të jemi të lumtur.

Ndryshe, kujtojmë që në janar të këtij viti, Genta u bë nënë për herë të parë.

Artistja nga Gjilani dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta mirëpritën binjakët Ivy Blue dhe Icon.


You may also like