Gega: Nesër luajmë një finale, besojmë për sa kohë na lejon matematika

by admin
Spread the love

Trajneri i Skënderbeu, Skënder Gega ka folur në një konferencë për shtyp për mediat në prag të ndeshjes së radhës që korçarët do të luajnë nesër në shtëpi kundër Egnatias.

“Do të luajmë për fitore, sepse asnjë gjë s’ka përfunduar. Matematika na lejon që të luftojmë deri në fund. Nesër do të jetë si ndeshje finale. P

ër ne është finale sepse është rival, edhe pse është shumë pikë larg nesh. Egnatia ka bërë një fazë të tretë shumë të mirë, gëzoj respekt. Është ndeshja jonë, do të mundohemi të marrim maksimumin.

Shpresoj të jetë ndeshje “Fair-Play” dhe mos kalohen caqet. Në çdo lloj pune ka debate. Çdo gjë është në rregull, grupi është në harmoni të plotë. Është java më e mirë për ne. Te Skënderbeu, 4-5 veta janë 50 % e ekipit. Mes lojtarëve, ka kualitet, ka ndryshim…”, ka thënë mes të tjerash tekniku i Skënderbeut. / Oversport.tv

You may also like