Gazetari rus mahnit me gjestin human/ Do të nxjerrë në ankand çmimin “Nobel të Paqes” për të ndihmuar refugjatët ukrainas

by admin
Spread the love

Gazetari rus dhe fituesi i çmimit “Nobel për Paqen”, Dmitry Muratov do të nxjerrë në ankand medaljen e tij për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Ai është i shqetësuar për zhdukjen e mediave të pavarura në vendin e tij, teksa thekson se gjithnjë e më pak njerëz po mbështesin fushatën ushtarake të Moskës.

Muratov është bashkëthemeluesi dhe kryeredaktori për një kohë të gjatë i Novaya Gazeta, një gazetë kritike ndaj Kremlinit, e cila u krijua në vitin 1993 me paratë e çmimit “Nobel për Paqen”.

Për vite me radhë ajo sfidoi kufizimet shtrënguese ndaj mediave kundërshtuese, por në mars iu pezullua aktiviteti i saj në internet dhe shtyp, pasi u bë krim i dënueshëm me 15 vite burg për raportimet kundër qeverisë.

Vendi im pushtoi një shtet tjetër, Ukrainën. Tani ka 15.5 milionë refugjatë. Ne menduam për një kohë të gjatë se çfarë mund të bënim dhe menduam se të gjithë duhet të dhurojnë diçka të dashur për ta, të rëndësishme për ta”, tha Muratov për Reuters.

Medalja e tij do të shitet nga ‘Heritage Auctions’ më 20 qershor, Ditën Botërore të Refugjatëve, me mbështetjen e komitetit të çmimeve.


Top Channel

You may also like