Gaz lotsjellës kundër ish-UÇK-së – Shqip

by admin
Spread the love

Është detyruar të përdoret gazi lotsjellës ndaj atyre që dikur luftonin për çlirimin e Kosovës.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së protestuan para Kuvendit të Kosovës kundër asaj që e konsiderojnë diskriminim, që sipas tyre po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, pasi nuk janë përfshirë në ligjin për pagën minimale të është propozuar nga qeveria.

Me flamuj kuq e zi e të UÇK-së, disa qindra prej tyre tenduan të hyjnë në sallën ligjvënëse, por u bllokuan nga Policia. Aty hasën në një barrikadë policore, deri dhe përdorim gazi lotsjellës ndaj tyre, për t’i frenuar që të hynin me forcë në ambientet e Kuvendit.

Aktualisht veteranët marrin pensionin prej 170 euro e me ligjin paraprak parashihet që pensioni i tyre të rritet proporcionalisht me pagën minimale.

Megjithatë me plotësim ndryshimin e ligjit që përcakton pagën minimale e që sot është në rend ditë në Kuvend, nuk e parasheh një gjë të tillë.

Për ironi, lloji i protestës ka qenë i ngjashëm si me ato të Vetëvendosjes dikur, e cila sot është në pushtet. Ndërkohë, edhe gazi lotsjellës lidhet me VV-në, pasi pak vite më parë Albin Kurti & CO e lëshontë atë në Kuvend që të mos votohej Demarkacioni me Malin e Zi. /tesheshi.com/

You may also like