Gara e çiklizmit. U organizua në Korçë në ditën ndërkombëtare pa makina

by admin
Spread the love

Në Ditën Ndërkombëtare pa makina në Korçë  është organizuar gara ciklistike ne itinerarinprej 97 km  Korçë- Rëmbec-Drithas – Korcë.

Ndërsa çiklistë profesionistë nga ekipet e vendit dhe jo vetëm janë bërë pjesë e aktivitetit simbolik, qytetarët duken më pak të ndërgjegjshëm për t’i lënë mjetet e tyre mënjanë.

Trafiku është zhvendosur në rrugët periferike të Korçës ku janë krijuar radhë automjetesh për shkak të bllokimit të bulevardit kryesor.  Në garë kanë marrë pjesë 20 çiklistë, por sipas tyre konkurrenca për pjesëmarrësit duket se nuk ka qenë shumë e fortë.

Për presidentin e Federatës Skënder Hanxhaku sporti i çiklizmit po preferohet me shumë nga të rinjtë, ndërkohë që kërkon nga institucionet shtetërore me tepër vëmendje.

Në këtë garë kanë marrë pjesë 5 ekipe shqiptare ndërkohë që kategoritë kanë qenë ato Elite, Junior dhe Kadet.

 


Top Channel

You may also like