Funerali i Mbretëreshës/ Anulohen mbi 100 fluturime në aeroportin Heathrow, edhe qiejt heshtin për monarken

by admin
Spread the love

Më shumë se 100 fluturime do të anulohen në aeroportin e Heathrow, për shkak të funeralit të mbretëreshës.

Aeroporti ka njoftuar për qytetarët se 15% e 12 mijë fluturimeve do të shtyhen për të hënën ose të anulohen në mënyrë që të shmangen zhurma apo grumbullime në vend.

Më herët, Heathrow tha se dëshiron të sigurojë që qiejt mbi Londër të jenë të qetë gjatë heshtjes kombëtare dy minutëshe, ndërsa funerali i Mbretëreshës në Westminster Abbey i afrohet fundit pak para mesditës.

Asnjë fluturim nuk do të lejohet të ngrihet apo të ulet nga 15 minuta para fillimit të heshtjes deri në 15 minuta pas përfundimit të saj.

Nisjet dhe mbërritjet do të ndalen gjithashtu gjatë mbërritjes së kortezhit funeral dhe procesionit në Kështjellën Windsor dhe do të devijohen rreth kështjellës gjatë shërbimit privat familjar të hënën mbrëma.

“Heathrow, Nats (ofruesi i kontrollit të trafikut ajror) dhe linjat ajrore po mbështesin aspektet ceremoniale për funeralin shtetëror të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey dhe shërbimin e përkushtimit në Kështjellën Ëindsor të hënën. Si shenjë respekti, operacionet drejt dhe nga aeroporti do t’i nënshtrohen ndryshimeve të duhura për të shmangur ndërprerjen e zhurmës në vende të caktuara në orare të caktuara të hënën.”- tha një zëdhënës i aeroportit.


Top Channel

You may also like