Fton Erikssonin: Eja, bëj punën time për një ditë!

by admin
Spread the love

Bota e futbollit u trondit më 11 janar kur Sven-Goran Eriksson zbuloi se vuante nga kanceri që ishte i pamundur të operohej dhe kishte pak kohë për të jetuar.

Ish-trajneri tha se do të rezistojë për aq kohë sa të mundet.

Një nga ëndrrat e suedezit ishte të drejtonte Liverpoolin, klub me të cilin është tifoz. Pasi tifozët e kuq demonstruan dëshirën e tyre për të realizuar ëndrrën e suedezit, Jurgen Klopp hodhi hapin e radhës.

“Dëgjova për herë të parë për admirimin dhe dashurinë e tij për Liverpoolin dhe se ai ka qenë tifoz i skuadrës sonë gjatë gjithë jetës së tij”, tha Klopp në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të premte. “Ai është shumë i mirëpritur dhe mund të ulet në vendin tim, në zyrën time dhe ta bëjë punën time për një ditë nëse dëshiron, nuk ka problem.

Dëshiroj t’ju mirëpres këtu dhe t’ju tregoj gjithçka dhe si është zhvilluar ky klub i mrekullueshëm ndër vite”, vazhdoi trajneri gjerman.

Shtypi anglez shkruan se ekziston mundësia që Eriksson të jetë trajner i Liverpoolit në një ndeshje legjendare kundër Ajaxit, e cila do të zhvillohet më 23 mars.

“Ai mund të vijë këtu dhe të kalojë disa orë të mrekullueshme, jam i sigurt”, përfundoi Klopp.

You may also like