FSK-ja shpëton dyvjeçaren nga rrënojat e tërmetit, Mehaj: Krenar me djemtë dhe vashat tona

by admin
Spread the love

Ekipi i Kërkim-shpëtimit i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur të nxjerrë një 2-vjeçare nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i së hënës në Hatay të Turqisë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndihet krenar me ekipin e FSK-së që arritën të shpëtonin fëmijën.

“Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja. Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë. Krenar me djemtë dhe vashat tona” , ka shkruar Mehaj në Facebook.

You may also like