FSHF kundër krijimit të Super League: Futbolli është për të gjithë, meritat sportive janë ato ku bazohemi

by admin
Spread the love

Dalja kundër, UEFA-s e FIFA-s dhe hapja rrugë e krijimit, të së ashtuquajturës, “Super League”, nga Gjykata Evropiane e Drejtësise ka sjellë reagimat të shumta, nga shumë “gjigantë” të futbollit evropian dhe jo vetëm, pasi mbi këtë çështje një reagimin të shkurtër e ka bërë edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Me anë të një postimi, në profilet zyrtare të klubit, në rrjetet sociale, FSHF thekson se është totalisht kundër krijimit, të një Super League, teksa ka përsëritur edhe një herë se futbollit u përkët të gjithëve dhe se meritokracia duhet të mbizotërojë.

“Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri: ‘Nuk ka vend për asnjë lloj Super League në Europë’. Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë”. MERITOJENI NË FUSHË!”,- shkruhet në postimin e Federatës. /i.m /abcnews.al

Postimi i plotë i FSHF-së:

You may also like