Frika nga kundërofensiva ukrainase, 1700 të evakuuar nga zonat me “shqetësim ekstrem” pranë centralit të Zaporizhjas

by admin
Spread the love

Rreth 1700 njerëz janë evakuuar nga qytetet dhe fshatrat pranë termocentralit më të madh bërthamor në Evropë në Zaporizhja.

Midis tyre janë 660 fëmijë, të cilët janë vendosur në strehim të përkohshëm në bregdetin e Detit Azov, sipas guvernatorit të vendosur nga Rusia, Yevgeny Balitsky.

Rajoni i Zaporizhzhia pritet të jetë një zonë e shënjestruar nga Ukraina kur ajo të nisë kundërofensivën e saj dhe mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka paralajmëruar për “kërcënimin e një aksidenti të rëndë bërthamor”.

Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, shprehu “shqetësim ekstrem” dje pasi aktiviteti ushtarak në zonë bëhet “gjithnjë e më i paparashikueshëm dhe potencialisht i rrezikshëm”.

“Ne duhet të veprojmë tani për të parandaluar kërcënimin e një aksidenti të rëndë bërthamor dhe pasojat e lidhura me të për popullatën dhe mjedisin“- tha Grossi.

Rusia ka uzurpuar rreth 80% të rajonit të Zhaporizhjas, i cili ka qenë pjesë e vijës së frontit që nga fillimi i luftës. Gjashtë reaktorët bërthamorë të termocentralit janë mbyllur si një masë paraprake sigurie, ndërsa Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime pothuajse të vazhdueshme pranë.


Top Channel

You may also like