Franca pa një tjetër kampion në Katar 2022, u dëmtua sërish në stërvitje

by admin
Spread the love

Tjetër problem muskulor për Paul Pogba, që në këtë pikë rrezikon të kthehet në fushë me Juventusin vetëm në 2023, dhe shikon që ti largohet sërish Botërori. Mesfushori francez ka ndier dhimbje në kofshën e djathtë, e njëjta këmbë ku operoi gjurin 2 muaj më parë.

“Pas vizitave mjekësore dje dhe sot në Torino dhe Pittsburgh, është jashtëzakonisht e dhimbshme të komunikosh se Paul Pogba do të ketë ende nevojë për kohë për t’u rikuperuar nga operacioni. Për këtë arsye, Paul ai nuk do të të jetë në gjendje të bashkohet me ekipin e Juventusit para pushimit të Kupës së Botës ose me kombëtaren franceze në Katar”, – shkroi në një postim menaxherja e francezit, Rafaela Pimenta.

Pogba ishte rikthyer të stërvitej prej pak ditësh me grupin, teksa synonte të vishte sërish fanellën bardhezi për të kapur ëndrrën Katar 2022, objektiv që fillimisht e kishte detyruar të ndiqte një terapi që përjashtonte ndërhyrjen kirurgjikale, para se t’i dorëzohej operacionit, duke parë zgjatjen e kohës së dhimbjes që nuk i lejonte të stërvitej. Në këtë sezon Pogba nuk ka luajtur ende një minutë në ndeshje zyrtare, rikthimi te Juventus nuk ka rezultuar siç pritej dhe tani humb edhe Botërorin.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like