Franca e vendosur: Nuk do të mirëpresim emigrantët nga Lampedusa

by admin
Spread the love

Franca ka vendosur për të mos mirëpritur asnjë emigrant të paligjshëm që vjen nga Lampedusa e Italisë, vendim që u rikonfirmua edhe nga ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, pasi ishulli mesdhetar u përball me një numër rekord mbërritjesh.

Sipas tij, Parisi i ofroi Italisë gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet të kthenin në vendin e tyre të lindjes emigrantët e paligjshëm, por jo t’i ndihmojë në strehim.

Gjatë javës së kaluar Italia është përballur me një bum personash që kanë hyrë ilegalisht në territoret e ishullit, e më pas kanë kërkuar strehim. Raportohet se 8,500 persona mbërritën në Lampedusa me 199 varka.

Kjo situatë e ka gjetur të papërgatitur Italinë, e cila kërkoi ndihmën e BE-së për kapërcimin e situatës.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi nga afër gjatë fundjavës një prej kampeve të strehimit, nën shoqërimin e kryeministres italiane Georgia Meloni.

Autoritetet italiane kanë raportuar se numri i të ardhurve është shumë i lartë krahasuar me kapacitetet që ai vend ka.


Top Channel

You may also like