Foto+Emrat/ Shpallen në kërkim për vrasje tre shqiptarët në Angli, policia: 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion

by admin
Spread the love

Tre shqiptarë në Angli janë shpallur në kërkim për vrasje, ndërsa policia ka deklaruar se ofron 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion të vlefshëm për vendndodhjen e tyre.

25-vjeçari Kevin Vuçini, 21-vjeçari Brigen Qarrica dhe 22-vjeçari Rrezon Cengu akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit Ben Daly në 10 gusht 2023 në Leamington Spa.

Të rinjtë shqiptarë që akuzohen për vrasjen

Viktima u gjet me një plagë të shkaktuar me armë zjarri, plagë e cila i shkaktoi vdekjen pas transportimit në spital.

Ofrohet 10 mijë paund shpërblim për person, që sipas mediave britanike, nëse informacioni jepet për të tre shpërblimi arrin deri në 30 mijë paund.

“Këshilla është të mos afroheni me ta, por të kontaktoni policinë ose Crimestoppers nëse dëshironi të qëndroni anonim. Burrat kërkohen urgjentisht nga hetuesit për t’iu përgjigjur pyetjeve pas një vrasjeje në Leamington Spa të enjten, 10 gusht 2023”, njoftojnë autoritetet.

Viktima


Top Channel

You may also like