FOTO/ Pas zhurmës në Big Brother Vip, rikthehet në vëmendje martesa e transgjinores Edona James dhe lidhja me futbollistin gjerman

by admin
Spread the love

Menjëherë pa hyrjes në një prej spektakleve më të ndjekura, në rrjetet sociale nisën të qarkullonin foto të cilat rikthenin vëmendjen në marrëdhëniet e mëparshme të transgjinores Edona James.

Edhe para banorëve, ajo ka folur për historinë e saj të vështirë, bullizimet nga fëmijëria, dhe se si familja e saj e kishte të vështirë për ta kuptuar dëshirën për të qenë femër.

Si një ndër transgjinoret e rralla që zgjedhin të thyejnë tabutë në trojet shqiptare, Edona ka folur edh për marrëdhëniet e saj të mëparshme.

Ajo ka treguar se ka qenë e martuar me partnerin me të cilin kishte një lidhje dashurie prej 3 vitesh.

Në rrëfimin e saj, ajo tregon se dasma ishte madhështore dhe me shumë të ftuar në Gjermani. Gjithashtu ajo theksoi se nuk ishte martuar se kishte ndjenja për partnerin e saj, por e donte për paratë e tij.

Kujtojmë që Edona mori vëmendjen e mediave veçanërisht në vitin 2014, kur u përfol për një aferë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg.

Në rrëfimet e saj, Edona ka zbuluar se i janë dashur 20 operacione plastike dhe mijëra euro për të pësuar transformimin që ajo kishte papritur,

Ajo pranon se ka marrë shumë hormone femërore pasi mjeku i kishte thënë se në trup ishte mashkull ndërsa në mendje femër.

Shikoni fotot

 

The post FOTO/ Pas zhurmës në Big Brother Vip, rikthehet në vëmendje martesa e transgjinores Edona James dhe lidhja me futbollistin gjerman appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like