Foto lajm/ Camilla viziton bashkëshortin e saj Mbretin Charles në spital

by admin
Spread the love

Mbretëresha Camilla ka vizituar mbretin Charles në spital, një ditë pasi ai iu nënshtrua operacionit në prostatë.

Mbreti u shtrua në spitalin provat në Londër dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihet se sa do të qëndrojë atje por pritet të paktën deri në fund të kësaj fundjave.

Vizita e Mbretëreshës tek bashkëshorti i saj pasditen e kësaj të shtune raportohet të ketë zgjatur rreth tre orë.

Përpara procedurës Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, vizitoi Princeshën e Uellsit, e cila iu nënshtrua një operacioni abdominal në të njëjtin spital javën e kaluar.

Plani që 75-vjeçari do t’i nënshtrohej një kurimi u njoftua nga Pallati mbretëror javën e kaluar. Ai udhëtoi të enjten nga Sandringham në Londër për të kryer operacionin.

Trajtimi mjekësor nuk është aq i rëndësishëm sa të kërkojë ndonjë ndryshim kushtetues për rolin e Mbretit si kreu i shtetit. Nuk do të ketë nevojë për “këshilltarë të shtetit” që mund të qëndrojnë kur një monark është i sëmurë rëndë.


Top Channel

You may also like