FOTO/ Bernardo Silva martohet në një ceremoni mahnitëse, fton vetëm disa nga lojtarët e City-t

by admin
Spread the love

Mesfushori i Manchester City-t, Bernardo Silva u martua me modelen Ines Tomaz para 250 të ftuarve, përfshirë shokun e skuadrës Ruben Dias.

Ceremonia dhe festimi u zhvilluan të shtunën në një hotel dhe një punishte vere në majë të kodrës në një vresht prej 120 hektarësh në Luginën Douro, një orë e gjysmë larg me makinë nga qyteti verior portugez i Portos.

Joao Felix si dhe shokët e skuadrës së Silvës, Riyad Mahrez dhe Kyle Walker dhe Joao Cancelo, ishin gjithashtu në mesin e të ftuarve.

Ines, e cila është shtatzënë me fëmijën e parë të tyre, dukej mahnitëse teksa tha “pranoj” me një fustan nusërie të realizuar nga Oscar de la Renta./Supersport


Top Channel

You may also like