Fortnite regjistron një shifër rekord prej 44.7 milionë lojtarësh brenda një dite pas rikthimit të versionit origjinal

by admin
Spread the love

Pak më shumë se gjashtë vjet pasi u lançua, Fortnite sapo theu rekordin e tij për sa i përket numrit të lojtarëve aktivë brenda një dite– duke u kthyer pas në kohët e arta. Prezantimi i Fortnite OG, një sezon i veçantë që rikthen hartën origjinale të Chapter 1 të lojës, tërhoqi një numër të pabesueshëm prej 44.7 milionë lojtarësh të shtunën, 4 nëntor, të cilët grumbulluan 102 milionë orë duke luajtur me njëri-tjetrin. Kjo gjë është bërë e ditur nga një postim në X (dikur Twitter) në llogarinë zyrtare të Fortnite.

Sipas Fortnite.gg, numri maksimal i lojtarëve të që po e luanin lojën në të njejtën kohë të shtunën ishte 6.2 milionë – numri më i lartë deri tani që kur zhvilluesi Epic Games bëri lehtësisht të zbulueshëm numrin e lojtarëve online në fillim të këtij viti.

Megjithatë kjo nuk mund të krahasohet me momentin kur 12.3 milionë lojtarë ishin të pranishëm njëkohësisht gjatë eventit “Astronomical” të Epic me Travis Scott gjatë bllokimeve të COVID të prillit 2020. Arritja është edhe më e jashtëzakonshme kur mendoni se Fortnite mbetet i padisponueshëm në pajisjet iOS dhe vetëm si një sideload përmes aplikacionit Epic Games në Android, për shkak të betejës ligjore të vazhdueshme të Epic me Google dhe Apple mbi tarifat e dyqaneve të tyre.

Çfarë i bëri të gjithë këta lojtarë të rikthehen?

Pjesërisht, nostalgjia për pesë vitet e mëparshme. Fortnite OG rikrijon lojën ashtu siç ishte në korrik 2018 gjatë Chapter 1, Season 5, Tilted Towers dhe të gjitha. Pjesa tjetër e OG do të përcjellë së shepjti pjesën tjetër të Chapter 1 me shpejtësinë e një ose dy sezoneve në javë. Sezoni 6 rikthehet në 9 nëntor, sezonet 7 dhe 816 nëntor dhe sezonet 9 dhe X23 nëntor. Ekzistojnë gjithashtu përzgjedhje të kuruara të artikujve “klasikë apo të freskët” të disponueshëm nëpërmjet OG Pass dhe OG Shop.

You may also like