Formimi i grupeve punuese – çështje ditësh! – Shqip

by admin
Spread the love

LLOGA: DO TË KËRKOJ SËRISH EKSTRADIMIN E GRUEVSKIT

Përgatitjet për ndryshimet kushtetuese po hyjnë në fazë finale. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, informoi se formimi i grupeve të punës është çështje ditësh, njofton KlanM.

”Për ndryshimet kushtetuese unë jam në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë faktorët brenda vendit, si me Kryeministrin ashtu edhe me Presidentin, por me figura tjera të rëndësishëm. Besoj që është në pyetje çështje ditësh, mos të them javësh që ky grup pune të themelohet dhe aty të mund të punohet për pjesën e ndryshimeve kushtetuese jo vetëm me preambulën por edhe me çështje tjera” – tha Krenar Lloga.

Edhe Krenar Lloga, si çdo ministër i ri që vjen në pozitë është optimist. Ai, sic njofton KlanM,  beson se me një ndryshim në kërkesën për ekstradimin e Gruevskit, do ta bind Hungarinë që ta kthejë në Maqedoni për të vuajtur dënimin.

”Ai duhet të përgjigjet edhe për 9 lëndë para gjykatave të vendit. Edhe një herë do të dërgoj letër ku do të kërkoj ekstradimin e Z. Gruevski. Në këtë letër do të theksohet se ai do të qëndrojë në të ashtuquajturat “dhomat e Hagës” edhe gjatë paraburgimit por edhe gjatë vuajtjes së dënimit që besoj se do të jetë e pranueshme edhe për institucionet e Hungarisë” – tha Krenar Lloga.

Lloga foli edhe për çështjen e vetingut në gjykata dhe prokurori. Ai tha se janë në fazë të konsultimit me faktorin e brendshëm dhe të jashtëm, e se kur do të ketë diçka konkrete në këtë drejtim nuk precizoi.

Përgatiti: Furkan Saliu

You may also like