Formacionet zyrtare Empoli-Roma, Ismajli përballë Tammy Abraham

by admin
Spread the love

Sfida midis Empolit dhe Romës do të jetë ajo që do të ulë siparin e javës së gjashtë të Serie A, takim ky që mund ta ndiqni live dhe ekskluzivishtë në Oversport dhe Tibo. Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe do të keni mundësi ta ndiqni live në Oversport 1.

Në prag të këtij takimi janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet. Kështu, për Empolin do të aktivizohet nga minuta e parë shqiptari Ardian Ismajli.

Nuk është në dispozicion të Mourinhon ndërkohë shqiptari tjetër Marash Kumbulla i cili po vuan nga një dëmtim muskulor.

EMPOLI (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, Luperto, Ismajli, Parisi; Haas, Marin, Bandinelli; Pjaca; Satriano, Lammers.

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Dybala; Abraham.

You may also like