FORMACIONET E MUNDSHME/ Në lojë janë titulli dhe Champions-i, ja si pritet të rreshtohen skuadrat në Roma-Inter

by admin
Spread the love

Roma do të presë Interin në supersfidën e javës së 24-të të Serisë A ditën e nesërme në orën 18:00.

Verdhekuqtë po bëjnë mjaft mirë me De Rosin në krye të pankinës, teksa numërojnë tre fitore në po kaq ndeshje të luajtura dhe tashmë janë futur mjaft fort në garën për një vend në Champions.

Nga ana tjetër, zikaltrit nuk njohin humbje në kampionat që nga shtatori i vitit që lamë pas dhe kërkojnë të marshojnë drejt titullit të pashqetësuar dhe pas fitores ndaj Juventusit.

De Rosi pritet të aktivizojë Pelegrinin në vendin e El Sharauit, kurse për Inzagin në formacionin titullar rikthehet Denzel Dumfris.

FORMACIONET E MUNDSHME:

ROMA: Rui Patricio, Karsdorp, Mançini, Jorente, Anxhelinjo, Kristante, Paredes, Bove, Pelegrini, Dibala, Lukaku.

Trajner: Daniele De Rosi

INTER: Zomer, Pavard, Açerbi, Bastoni, Dimarko, Mkhitarjan, Çalhanoglu, Barela, Dumfris, Turam, Lautaro.

Trajner: Simone Inzagi

PANORAMASPORT.AL

You may also like