Forcat izraelite tërhiqen nga qyteti palestinez – Shqip

by admin
Spread the love

Forcat izraelite filluan të tërhiqen, vonë këtë të martë nga qyteti palestinez Xhenin, bënë të ditur burimet për agjencinë e lajmeve Reuters, pas kryerjes së një prej operacioneve më të mëdha ushtarake në Bregun Perëndimor.

Autokolonat me automjete ushtarae izraelite u panë të largohen nga Xhenin, duke dhënë një sinjal se po vinte fundi i operacionit izraelit të nisur që prej të hënës. Por shpërthimet dëgjoheshin ende në qytetin verior të Bregut Perëndimor.

Fundin e operacionit e lajmëroi më herët Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili tha se “Kushdo që mendon se një sulm i tillë do të na pengojë të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit, gabohet”.

Të paktën 12 persona u vranë nga keto sulme, thanë zyrtarët palestinezë.

Ky është momenti, kur një automjet përplasi disa persona në Tel Aviv në një stacion autobusi, duke lënë të plagosur 8 veta. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit me thikë në dorë u përpoq të sulmonte kalimtarët. Policia izraelite e qëlloi për vdekje drejtuesin e mjetit, i cili synonte të kryente një akt terrorist.

Një zëdhënës i Hamasit e konsideroi aktin e tij si heroik dhe hakmarrje për operacionin që po zhvillon këto ditë, ushtria izraelite në kampin e refugjatëve palestinezë në Xhenin të Bregut Perëndimor.

Luftimet nënvizuan edhe një herë mungesën e ndonjë shenje zgjidhjeje politike të konfliktit 10-vjeçar, ndërsa pati reagime të ndryshme ndërkombëtare ndaj operacionit.

Klan News

You may also like