Foli kundër nënshkrimit me Messin, Inter Miami i tregon derën portierin

by admin
Spread the love

Inter Miami ka ndërprerë kontratën me Nick Marsman, portierin holandez 32-vjeçar.

Kujtohet se futbollisti e vuri në dyshim publikisht nënshkrimin e Leo Messit.

“Personalisht, mendoj se klubi nuk është i përgatitur për ardhjen e Messit. Ne kemi një stadium të përkohshëm, njerëzit mund të hyjnë në fushë, ne shkojmë në stadium pa siguri. Shpresoj që ai të vijë, por nuk mendoj se klubi është i përgatitur”, tha ai në atë kohë për ESPN.

Duhet të theksohet gjithashtu se Nick Marsman kaloi një moment të vështirë, pasi u pickua nga një merimangë helmuese. Ai u shtrua në spital për tri ditë, por tani është jashtë çdo rreziku për jetën.

Në tre vjet tek Inter Miami, portieri ka regjistrurar në total 30 paraqitje./ Supersport


Top Channel

You may also like