FOKUS – Von der Leyen: Në BE do të shtohen një milionë punësime prej industrisë diellore

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 18 janar /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se planifikon të rrisë punësimin në sektorin e teknologjisë së pastër të bllokut, duke përfshirë 500 000 vende të reja pune në industrinë diellore të BE-së.

“Një milion punëtorë të kualifikuar nevojiten në industrinë diellore deri në vitin 2030. Kjo është dyfishi i asaj që kemi sot,” shtoi ajo në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Von der Leyen tha se industria e baterive të bllokut do të ketë nevojë për 800 000 punëtorë deri në vitin 2025.

“Kjo është një sfidë e madhe, por është gjithashtu një mundësi e madhe për të krijuar vende pune të mira, punë me pagesë të lartë, punë të së ardhmes”, shtoi von der Leyen.

Vërejtjet e Von der Leyen vijnë pasi ai zbuloi planin e saj për të përshpejtuar investimet në industrinë e teknologjisë së pastër të BE-së.

Kryetari i komisionit bëri vlerësimin e masave të miratuara muajt e fundit për të zëvendësuar lëndët djegëse fosile ruse duke ruajtur sigurinë e furnizimit.

‘’Çmimi standard i shitjes me shumicë i BE-së për gazin ka rënë me më shumë se 80% që nga gushti”, duke çuar në çmime më të ulëta se përpara pushtimit rus të Ukrainës, theksoi von der Leyen.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like