FOKUS – Ukraina: Perëndimi të mos e paguajë gazin rus me rubla

by admin
Spread the love

KIEV, 24 mars /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba u kërkoi vendeve të BE-së të mos paguajnë për importet e gazit në rubla, siç kërkon Rusia.

“Nëse një vend i BE-së përkulet ndaj kërkesave poshtëruese të Putinit për të paguar naftën dhe gazin në rubla, do të jetë si të ndihmosh Ukrainën me njërën dorë dhe të ndihmosh rusët të vrasin ukrainasit me dorën tjetër”, shkroi ai në Twitter.

“Unë u bëj thirrje vendeve në fjalë të bëjnë një zgjedhje të mençur dhe të përgjegjshme”, shkroi ai.

Lëvizja e Kremlinit dukej e krijuar për të forcuar një monedhë kombëtare të goditur nga javë të tëra sanksionesh për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Megjithatë, kjo do të minonte gjithashtu sanksionet e vendosura ndaj bankës qendrore të Moskës për shkak të luftës në Ukrainë, pasi banka do të duhej të siguronte rubla për pagesat.

”Rusia do të vazhdojë të furnizojë gaz siç është premtuar, por Rusia nuk do të pranojë më pagesa në dollarë apo euro”, tha Putin.

Masa do të zbatohet për vendet “armiqësore” në listën e zezë, domethënë ato që kanë sanksionuar Rusinë që nga pushtimi i 24 shkurtit – si Britania e Madhe, Kanadaja, Japonia, Zvicra, Ukraina, SHBA dhe anëtarët e BE-së./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like