FOKUS – Sulme të njëpasnjëshme ruse me dronë goditën Kievin

by admin
Spread the love

KIEV, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeqyteti ukrainas Kiev u vu nën sulm nga dronët rusë gjatë natës, njoftoi kryebashkiaku i qytetit sot në mëngjes.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko raportoi se mbeturinat nga dronët e rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase ishin rrëzuar në qytet.

Për pasojë, zjarret kishin shpërthyer në disa vende, përfshirë një ndërtesë banimi dhe një kopsht fëmijësh.

”Disa njerëz u plagosën, duke përfshirë një fëmijë 11-vjeçar”, tha Klitschko.

Njerëzve iu tha të qëndronin në strehimore emergjente pasi sulmi po vazhdonte.

”Një ndërtesë shumëkatëshe në bregun lindor të lumit Dnipro ka marrë flakë për shkak të rënies së mbeturinave, ndërsa një zonë e pabanuar prej rreth 100 metrash katrorë është djegur gjithashtu”, sipas administratës ushtarake në Kiev.

Gazeta ”Ukrainska Pravda” shkroi në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, se Kievi po sulmohej nga dronët dhe se po vendoseshin mbrojtje ajrore.

Rusia ka sulmuar në mënyrë të përsëritur Ukrainën me sulme ajrore që nga fillimi i pushtimit të saj më 24 shkurt 2022.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës është në gjendje të rrëzojë shumicën e dronëve dhe raketave.

Vendi u ka bërë thirrje mbështetësve perëndimorë që të furnizojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të mbrojnë më mirë qytetet dhe rajonet e tij./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like