FOKUS – SHBA: Pasoja të rënda nëse Irani sulmon qytetarët amerikanë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – Ne e kemi thënë tashmë edhe në të kaluarën dhe e përsërisim se administrata Biden do t’i mbrojë të gjithë amerikanët nga kërcënimet e dhunës dhe terrorizmit dhe, nëse Irani do të sulmonte ndonjë nga qytetarët tanë, do të përballej me pasoja të rënda, deklaroi këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan në lidhje me dënimin e një anëtari të Gardës Revolucionare iraniane për tentativën e vrasjes së John Bolton, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në kohën e vrasjes së Qasem Soleimani nga SHBA, kreu i forcave ”Qods”, përgjegjës për operacionet jashtë shtetit të Gardës Revolucionare.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, një anëtar i Gardës Revolucionare iraniane, Shahram Poursafi, i njohur si Mehdi Rezayi, kishte planifikuar t’u paguante vrasësve 300 000 dollarë për të vrarë zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë në Uashington ose Maryland, në përgjigje të vrasjes në janar 2020 të gjeneralit Soleimani./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakVeliaj: LSI mbylli NIPT-in, i njëjti dyqan me logo të re
Artikulli tjetërAkuzat në medie, DPT: Asnjë intimidim nga sulmet dashakeqëse

You may also like