FOKUS – Pacientët e paralizuar mund të ecin sërish falë një zbulimi të madh

by admin
Spread the love

LONDËR, 10 nëntor /ATSH-DPA/ – Shkencëtarët kanë identifikuar një grup qelizash nervore që i ndihmojnë pacientët me paralizë të ringrihen në këmbë dhe të ecin sërish.

Këto qeliza nervore, të quajtura Vsx2, janë të pranishme në trungun e trurit dhe palcën kurrizore dhe luajnë një rol kyç në rikuperimin e funksionit motorik pas dëmtimit të palcës kurrizore.

Si pjesë e provës klinike, shkencëtarët angazhuan nëntë pjesëmarrës me paralizë të rëndë ose të plotë të shkaktuar nga dëmtimi i palcës kurrizore.

Pacientët morën trajtim me stimulim elektrik epidural (EES), një terapi eksperimentale që i ndihmon ata të rifitojnë lëvizjen dhe kontrollin e humbur.

Trajtimi EES përfshin implantimin e një pajisjeje të vogël mbi veshjen mbrojtëse të palcës kurrizore.

Studiuesit zbuluan se të gjithë pacientët e rifituan shpejt ose përmirësonin aftësinë e tyre për të ecur gjatë trajtimit dhe treguan përmirësime në lëvizshmëri pas pesë muajsh trajtimi dhe rehabilitimi./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakÇuçi: 15% rritje page për rreth 74% të trupës së Policisë së Shtetit

You may also like