FOKUS – Katari: Armëpushimi në Gaza fillon nesër, priten të lirohen fillimisht 13 pengje

by admin
Spread the love



GAZA, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Një armëpushim i përkohshëm i rënë dakord nga Izraeli dhe Hamasi pritet të fillojë në orën 7 të mëngjesit të premten.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid al-Ansari tha se ”grupi i parë i 13 pengjeve civilë të mbajtur në Gaza do të lirohet në orën 16:00 të premten”.

Të 13 janë gra dhe fëmijë. Ato do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq.

“Ne shpresojmë që ky armëpushim humanitar do të nisë më shumë punë drejt një armëpushimi të përhershëm”, tha al-Ansari në një konferencë shtypi në Doha.

”Armëpushimi do të zgjasë katër ditë dhe mund të zgjatet”, theksoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKuvendi, 4 seanca plenare deri në fund të vitit


You may also like