FOKUS – Izraeli: Sulmi i Iranit është një përshkallëzim serioz dhe i rrezikshëm

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 13 prill /ATSH-AFP/ –  Sulmi me dronë i nisur sot në mbrëmje nga Irani kundër Izraelit është një përshkallëzim serioz dhe i rrezikshëm, denoncoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

“Irani ka nisur një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të Izraelit nga toka iraniane. Ne jemi duke monitoruar nga afër dronët vrasës të dërguar nga Irani dhe rrugës për në Izrael. Ky është një përshkallëzim serioz dhe i rrezikshëm”, tha Hagari në një deklaratë.

Irani ka nisur një sulm me dronë nga brenda territorit të tij drejt Izraelit, sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.

Media shtetërore iraniane konfirmon se një sulm hakmarrës është duke u zhvilluar ndaj Izraelit, duke thënë se një operacion i gjerë me dron nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) filloi disa minuta më parë, në një raport në televizionin shtetëror.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi i tij ishte i përgatitur për gjithçka.

Presidenti amerikan Joe Biden u kthye në Shtëpinë e Bardhë për “konsultime urgjente”.

Izraeli mbyll shkollat ​​dhe kopshtet dhe ndalon tubimet e më shumë se 1 000 personave./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like