FOKUS – Hungaria nënshkruan ligjin për ratifikimin e anëtarësimit suedez në NATO

by admin
Spread the love



BUDAPEST, 5 mars /ATSH-DPA/- Presidenti i ri i Hungarisë, Tamás Sulyok nënshkroi sot një ligj që ratifikon anëtarësimin suedez në NATO.

Nënshkrimi i projektligjit të miratuar nga parlamenti hungarez më 26 shkurt përfundon procesin e ratifikimit për Suedinë, pasi Hungaria ishte vendi i fundit që ratifikoi anëtarësimin suedez.

Rregullat e NATO-s kërkojnë që të gjithë anëtarët e aleancës të njoftojnë zyrtarisht qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se kanë ratifikuar protokollet e pranimit për Suedinë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të ftojë më pas zyrtarisht Suedinë për t’u bashkuar me aleancën.

Suedia do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s pasi t’i dorëzojë dokumentet e anëtarësimit sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Stokholmi aplikoi për t’u bërë anëtar i NATO-s në maj 2022 pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Hungaria ishte vendi i fundit i NATO-s që ratifikoi anëtarësimin suedez, edhe pse Budapesti u kishte premtuar aleatëve se nuk do të ishte i fundit.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKëshilli Kombëtar miraton ndryshimet në statut, Bardhi e Gjekmarkaj nënkryetarë të Rithemelimit


You may also like