FOKUS – Dronët ukrainas dëmtojnë objektivat e naftës në Rusi

by admin
Spread the love

KIEV, 1 maj /ATSH-DPA/- Dronët ukrainas kanë dëmtuar një rafineri në Ryazan, rreth 200 kilometra në juglindje të Moskës, tha një përfaqësues i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase HUR.

“Një objektiv ushtarak u godit në Ryazan. Ka dëme të konsiderueshme”, sipas raportimeve.

Mediat e pavarura ruse raportuan për një zjarr në rafinerinë Ryazan.

Objektivi i dytë ishte një fabrikë e përpunimit të naftës në rajonin rus, Voronezh.

Shërbimi i inteligjencës nuk e konfirmoi zyrtarisht informacionin, por shtypi ukrainas është informuar për sulme të tilla në fshehtësi.

Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se dronët luftarakë ukrainas u kapën gjatë natës mbi rajonet ruse, Voronezh, Ryazan, Belgorod dhe Kursk.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë zhvilluar më tej dronët e tyre dhe kanë sulmuar rafineritë në brendësi të Rusisë për disa javë.

Qëllimi është ndërprerja e furnizimit me karburant për ushtrinë ruse.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kritikuar këto sulme për shkak se i druhen një ndikimi në çmimet botërore të naftës.

Megjithatë, Kievi vazhdon t’i qëndrojë kësaj taktike. Ukraina ka më shumë se dy vjet që po i shmanget një pushtimi rus në shkallë të gjerë.

Qyteti lindor i Ukrainës, Kharkiv, u godit sot nga disa bomba rrëshqitëse të lëshuara nga avionët rusë nga një distancë e sigurt.

Guvernatori Oleh Syniehubov raportoi të paktën tre vdekje.

Gjatë natës, Rusia gjuajti me raketa qytetin port ukrainas, Odesën në Detin e Zi.

Sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper, tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like