FOKUS – Danimarka vendos kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak edhe për gratë

by admin
Spread the love

KOPENHAGE, 15 mars /ATSH/ – Nga viti 2026 në Danimarkë, gratë do të duhet të kryejnë gjithashtu shërbimin e detyrueshëm ushtarak, shkruan il messaggero.it.

Kohëzgjatja e rekrutimit do të jetë nga 4 në 11 muaj (për të dy gjinitë). Danimarka bëhet vendi i tretë evropian (së bashku me Norvegjinë dhe Suedinë) që u kërkon grave të shërbejnë në forcat e armatosura.

“Ne po riarmatosemi sepse duam të shmangim luftën”, theksoi kryeministrja Mette Frederiksen, duke shtuar se ”qeveria po përpiqej të arrinte barazinë e plotë midis gjinive”.

Në Danimarkë, gratë aktualisht mund të bëhen vullnetare për shërbimin ushtarak. Vitin e kaluar, 4 700 persona shërbyen në ushtri, rreth 25 për qind e të cilëve ishin gra.

Ky numër do të rritet në 5000 në vit.

Forcat e Armatosura daneze aktualisht kanë rreth 20 000 personel aktiv, duke përfshirë rreth 9 000 trupa profesionistë.

Objektivat e qeverisë përfshijnë rritjen e buxhetit të mbrojtjes me 6 miliardë dollarë gjatë 5 viteve të ardhshme për të arritur objektivat e NATO-s. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like