FOKUS – Danimarka arreston një tjetër person me dyshimin për sulm terrorist

by admin
Spread the love



KOPENHAGE, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një tjetër person është arrestuar pas një operacioni të madh kundër terrorizmit në Danimarkë, njoftoi policia e Kopenhagës.

Personi, i arrestuar dje, besohet të jetë një nga të dyshuarit e urdhëruar për t’u arrestuar në një operacion më të gjerë javën e kaluar.

Gjykata komunale e Frederiksberg në Kopenhagë do të vendosë më vonë nëse personi duhet të merret në paraburgim apo të lirohet.

Fillimisht nuk u dhanë detaje rreth gjinisë apo moshës. Megjithatë, transmetuesi TV2 raportoi se ajo ishte një grua e re nga Odense, gjë që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Të enjten e kaluar tre persona u arrestuan nën dyshimin se kishin planifikuar një sulm terrorist në disa lokacione në Danimarkë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSkemë mashtrimi me detyrimet tatimore, Administrata Tatimore: Dëmi financiar rreth 2 milionë euro


You may also like