FOKUS – C5-a i kërkon BE-së dhënien e statusit kandidat Bosnje-Hercegovinës

by admin
Spread the love

BUDAPEST, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Pesë shtete anëtare të Evropës Qendrore i kërkuan sot Bashkimit Evropian që t’i japë statusin kandidat Bosnje-Hercegovinës.

”Bëhet fjalë për një sinjal nga qeveritë tona se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, tha në Budapest ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

Ministrat e jashtëm të të ashtuquajturit C5 – Austria, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia – u takuan në kryeqytetin hungarez dhe kërkuan që samiti i ardhshëm i BE-së në tetor të vendosë çështjen në rendin e ditës.

Në mbledhjen e fundit të liderëve të BE-së në qershor, Ukrainës, e cila është nën sulm nga Rusia, dhe Moldavisë iu dha statusi i kandidatit për në BE.

Grupi i vendeve C5 u themelua në vitin 2020, fillimisht për të forcuar bashkëpunimin rajonal gjatë pandemisë.

Takimi në Budapest ishte i pari që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like