FOKUS – BM vendos më shumë sanksione ndaj individëve dhe kompanive ruse

by admin
Spread the love



LONDËR, 26 mars /ATSH-DPA/ – Qeveria britanike ka vendosur sanksione ndaj 65 individëve dhe kompanive të tjera ruse, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Ato përfshijnë prodhuesin rus të armëve ”Kronstadt” si prodhues i dronëve të armatosur ”Orion” dhe mjeteve të tjera ajrore pa pilot (UAV), sipas një përditësimi nga Ministria britanike e Mbrojtjes.

”Këto sisteme janë vendosur gjerësisht në pushtimin rus të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

”Mbrojtja ajrore e fuqishme ukrainase pothuajse me siguri ka kufizuar fluturimet me njerëz përtej vijave të tyre të frontit, prandaj Rusia ka shumë të ngjarë të jetë detyruar të përdorë më shumë UAV në vend të tyre”, shtoi ajo.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss prezantoi të enjten disa nga sanksionet e reja kundër oligarkëve dhe institucioneve ruse si bankat./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakManastirliu: Drejt përfundimit Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët me aftësi ndryshe


You may also like