FOKUS – Baerbock: Putin, jepi fund kësaj lufte mizore ​

by admin
Spread the love

BERLIN, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund konfliktit, në përvjetorin e dytë të pushtimit rus të Ukrainës.

“Lironi fëmijët ukrainas. Tërhiqni trupat tuaja. Jepini fund kësaj lufte që të ketë paqe nesër. Dhe e gjithë bota më në fund mund të marrë frymë përsëri’’, theksoi ajo.

Ministrja akuzoi Putinin për epshin për pushtim dhe mungesën e vullnetit për të bërë paqe.

“Sado tronditëse që është: Putini nuk dëshiron negociata. Ai nuk dëshiron paqe, ai dëshiron ‘pushtime’ dhe këtë e demostron me fakte’’, shtoi ajo.

Baerbock hodhi poshtë gjithashtu kritikat për dërgesat gjermane të armëve në Ukrainë.

“Kushdo që pretendon se shpërndarja e armëve zgjat luftën, po luan në duart e Putinit. Sepse është gënjeshtër të thuhet se Perëndimi po e pengon Ukrainën të negociojë”, theksoi Baerbock.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like