FOKUS – Baerbock: Izraeli dhe Hamasi të gjejnë marrëveshje në bisedimet për armëpushim

by admin
Spread the love



BERLIN, 24 mars /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock kërkoi që Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas të bëjnë lëshime në negociatat e vazhdueshme në Katar për luftën në Gaza dhe të bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm.

“Vetëm një armëpushim i menjëhershëm humanitar që çon në një armëpushim të përhershëm do të mbajë të gjallë shpresën e paqes, si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët”, tha Baerbock.

Baerbock ka planifikuar të niset për në Lindjen e Mesme të hënën dhe të martën për bisedime diplomatike për krizën në Egjipt, Izrael dhe territoret palestineze.

Kjo do të jetë vizita e saj e gjashtë në Izrael që nga sulmet e udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor, të cilat lanë të vdekur rreth 1200 njerëz.

Baerbock tha se ”vdekjet e popullit të Gazës dhe vuajtjet e më shumë se 100 pengjeve ende të mbajtura robër në Gaza janë të ndërthurura”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAutoritetet në Kosovë: Është avancuar statusi i vendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s


You may also like