Fluturimet Shkup – Frankfurt do të reduktohen nga muaji Maj – Shqip

by admin
Spread the love

Linja ajrore gjermane ‘Lufthansa’ ka njoftuar se do të reduktojë numrin e fluturimeve në mes Shkupit dhe Frankfurtit, si dhe drejt destinacioneve të tjera në rajon, nga maji i këtij viti. Kjo reduktim vjen si pasojë e problemeve të motorëve të një pjese të flotës së avionëve Airbus, çka ka ndikuar në orarin e tyre të fluturimeve në distanca të mesme, njoftoi faqja e specializuar e aviacionit “Exyuaviation”.

Kompania ka bërë të ditur se do të anulojë ose zvogëlonte planet e saj fillestare për të zgjeruar operacionet në tregjet në të gjithë ish-Jugosllavinë. Përveç Shkupit, disa shërbime janë reduktuar edhe për Beogradin, Lubjanën, Zagrebin dhe Sarajevën.

Linja ajrore midis Shkupit dhe Frankfurtit, e cila u prezantua vitin e kaluar, do të reduktohet në tetë fluturime në javë në vend të dhjetë rotacioneve aktuale javore, duke filluar nga muaji maj.

Përveç ndryshimeve në shërbimet në tregjet e ish-Jugosllavisë, ‘Lufthansa’ gjithashtu do të ndërpresë plotësisht operacionet nga Frankfurt në Cluj-Napoca, Timisoara, Friedrichshafen, Linz dhe Innsbruck, si dhe nga Mynihu në Leipzig.

Në total, rreth 100 fluturime javore do të ndërpriten në sezonin e verës, pasi 64 avionë në grupin ‘Lufthansa’ janë prekur nga problemet e motorit nga prodhuesi Pratt & Whitney.

‘Lufthansa’ ka shtuar se ndryshime shtesë në orarin e fluturimeve janë të mundshme në varësi të situatës.

You may also like