Flet Kvaratskhelia: Ronaldo idhulli im! Champions apo Serie A? Nuk vendosim limite

by admin
Spread the love

Kvitcha Kvaratskhelia është njeriu i momentit ne ekipin e Napolit. Teknika, shpejtësia dhe fuqia e tij është e ka ndihmuar shumë Spallettin në këtë start sezoni. Një lider në fushën e lojës që i ka idetë e qarta për objektivat e tij me fanellën e Napolit. Ylli gjerogjian ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze italiane “Corriere dello Sport”.

“Kampionati apo Champions League? Pse duhet të zgjedh, sigurisht që të dyja. Nuk vendosim limite. Ne duhet të jemi të gjithë së bashku dore për dore për të arritur objektivat tona. Napoli është një ekip me lojtarë shumë të mirë dhe cilësorë që mund të bëjnë diferencën.

Nëse ne vazhdojmë të luajmë mirë do të arrijmë edhe më lartë se sa mendojnë të tjerët. Për mua çdo titull, çdo fitore është një ëndërr. Po punoj shumë për t’u përmirësuar dhe do punoj edhe më shumë për të mësuar gjëra të reja.”

“Kvaradonna apo Kvaravaggio? Nuk e mendoj asnjëherë, Maradonna është shumë më lartë, shumë. Emri im është Kvara, më mirë kështu. Është e vështirë që t’i arrish këto nivele. Le të themi që dua të qëndroj në nivelin tim. Trajneri është vërtetë një njeri i madh, ai po më mëson shumë.

Këtu janë të çmendur për futboll, kanë një dashuri të madhe. Maradonna është kudo, të gjithë e duan, të gjithë flasin për të. Napoli është një familje, është një grup i bashkuar dhe të gjithë ecim në të njëjtin drejtim.

Kampionati italian ka shumë skuadra të forta, do të jetë pak e vështirë. Milan, Juve, Inter, Roma, Lazio, Atalanta dhe së fundmi Udinese, janë vërtëtë ekipe të forta dhe me cilësi. Komplimentet e Ancelottit më emocionuan me të vërtetë. E falenderoj nga zemra. Idhulli im është Cristiano Ronaldo, pavarësisht se dashuria e parë ishte Guti tek Real Madrid” tha Kvaratskhelia. /Oversport.tv

Foto: SSC Napoli Facebook

You may also like