Flet Altin Qato: Nuk do të tolerojmë asnjë drejtues mjeti që bën shkelje, tregoni kujdes në rrugë

by admin
Spread the love

Ardhja e sezonit veror, ka sjellë dhe ngarkesë të madhe në rrugët e vendit, sidomos në ato që të çojnë në bregdet, lidhur me këtë situatë, Drejtoria e Policisë Rrugore, ka marrë masa, që të gjitha akset të jenë të lira dhe mos krijohet konfuzion, por edhe për të parandaluar akisdentet e shumta që sjell kjo periudhë.

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, duke dhënë një deklaratë nga Vlora u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të ndërgjegjësohen në lidhje me kodin rrugor, pasi parakalime të gabuara dhe shkelje të ndryshme bëhen shkak i cënimit të sigurisë së qytetarëve.

Ai theksoi se do të ketë shtim të kontrolleve në të gjitha akset, ku më të larta kontrollet do të jenë përgjatë fundjavës, ndërsa u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që  të ndjekin edhe rrugë alternative në mënyrë që të shmangin trafikun.

Dje ishim në një forum me gjithë partnerët me sigurinë dhe fatmirësisht jemi në një trend të dukshëm të uljes së akisidenteve që na çon drejt mesatares së BE.

Megjithatë nuk jemi të kënaqur dhe policia ka shtuar kontrollet. Me të gjithë aktorët ne duam të ndikojmë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. Përveç punës që bëjmë ne, policia përdor të gjitha mjetet që ka në dispozicion për ndëshkimet e kodit rrugore në mënyrë që të kemi ndërgjegjësim. Rezultati është shumë pozitiv por në duam minimizimin deri në nivelin zero.

Kemi edhe shumë shtetas që vijnë nga vendet e tjera prandaj ka më shumë lëvizje në këtë periudhë. Nuk do të tolerojë asnjë drejtues mjeti që bën parakalime të gabuara sepse prishin bashkëjetesen qytetare dhe shkelin kodin rrugor. Secili duhet të presë radhën. E premtja është ditë shumë e rënduar prandaj ka më shumë kontrolle edhe e diela gjithashtu që kthehen.

Qëllimi nuk është të vendosim gjoba por ndërhyjmë në rast shkeljeje, pasi mund të rrezikohet siguria”, deklaroi Qato.

You may also like