Fjolla pozon me flamurin kombëtar në Mitrovicën e Veriut: Krejt Shqiptaria është e jona

by admin
Spread the love

Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina ka vendosur ta festojë Ditën e Çlirimit në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Përkatësisht pas kalimit të urës së Ibrit në zonën serbe, aty ku edhe ndahet Mitrovica e Veriut me atë të Jugut.Ajo ka shpërndarë foto me flamurin kombëtar duke shkruajtur “Krejt Shqipëria është e jona”.

Tutje ajo ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ka uruar 18 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Faleminderit ALBIN KURTI Urime 18Vjetori “, shkroi ajo.

Sot, më 12 qershor,  Kosova ka festuar 24 vjetorin e çlirimit./Reporteri.net.

Postimi i plotë:

You may also like