Fjolla Morina në zi! Këngëtarja humb njeriun e shtrenjtë: Ma theve zemrën!

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina është në zi! Ajo ka humbur një person të shtrenjtë për të, teksa lajmin e bën të ditur vetë Fjolla përmes postimeve në rrjete sociale. Këngëtarja nuk e tregon afërsinë me personin, por shkruan se ajo ka qenë si nënë e dytë për të dhe nuk do t’i harrojë kujtimet me të.

“Zemra ime. Kurrë në jetë nuk kisha dashur ta bëj këtë postim për ty, kështu siç po e bëj sot. Po Zoti e paska shkruar kështu. Zoti të shpërbleftë në lule të parajsës” – shkruan Fjolla Morina në një nga postimet, teksa në postimin tjetër shkruan se i është thyer zemra.

“Zemrën ma theve. Ke qenë nëna ime e dytë dhe kurrë nuk do t’i harroj kujtimet e mira me ty” – shkruan këngëtarja e njohur shqiptare në rrjetet e saj sociale. Mesa duket ky lajm e ka trishtuar pa masë Fjollën, teksa kjo duket edhe nga fjalët prekëse që ka shkruar.

Kujtojmë se tashmë Fjolla Morina ka hedhur pas lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla dhe është më e dashuruar se kurrë, këtë lajm e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar disa imazhe ku duket një buqetë e madhe në formë zemre me trëndafila të kuq dhe shkronjën ‘F’.

You may also like