Fitojnë Arsimi e Bashkimi, barazon Besa – Shqip

by admin
Spread the love

Dy fitore të skuadrave vendase një barazim dhe katër fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 18 gola të shënuarështë epilogu i shatë ndeshjeve të javës së 17-të në Ligën e dytë republikane të futbollit. Karaormani – Ohri luhet të dielën

Lideri  në renditjen e tabelës  Besa e Dobërdollit ktyheht me një pikë të madhe nga  Strumica pasi  barazoi me ekipin e Bellasicës. Skuadra vendasi ishte në epërsi  deri në minutën e 86-të, kur Filip Aleksovski  shënoi për barazim 1-1.  Rezultati  nga  kjo ndeshje  është I favorshëm për ekipin e Besës pasi vazhdon të kryesoj me 5 pikë epërsi kundrejt Pelisterit që është pozitën e dytë.

Fitore në transfertë ka shënuar edhe  Arsimi i Çegranit në përballjen me  Kamenica  Sasa  me rezultatin  3-2. Autor të golave për Arsimin ishin Amir nuhija, Albin Ramadani dhe Emran Ramadan. Çegranasit nga minuta e 70 kanë luajtur me  një lojtar më pakë,

Pobeda  edhe njëherë zhgënjen  tifozët vendas  pasi  n♪7 Prilep  humbën nga  Bashkimi kUmanovës 0-1. Pë ekipin kumanovar ishte kjo  fitorja e dytë radhazi në sezonin pranveror.

Në ndeshjet  tjera  u shënuan rezultate të pritura

Rezulatet e javës së 17-të

Bellasica  – Besa 1-1

Detonit Pllaçkovica – Skopje 1-0

Kamenica Sasa – Arsimi 2-3

Kozhufi – Vardari 0-1

Novaci – Pelisteri 1-3

Osogova – Teteksi 4-0

Pobeda – Bashkimi 0-1

Tabela: 1. Besa 44 pikë, 2.Pelisteri 39, 3.Detonit Pllaçkovica 38, 4.Arsimi 29, 5.Vardari 24, 6. Skopje 24, 7.Bashkimi 24, 8. Kozhufi 23, 9.Ohri 23, 10.Novaci 22, 11.Bellasica 21. 12.Teteksi 19, 13.Pobeda 16, 14.Osogova 15, 15.Karaormani 14, 16. Kamenica Sasa 8 pikë

Në javën e 18:të, më 2 mars,takohen: Arsimi – Detonit Pllaçkovica, Bashkimi – Osogova, Besa – Novaci, Skopje – Kozhufi, Ohri – Pobeda, Pelisteri – Kamenica Sasa, Teteksi – Bellasica dhe Vardari – Karaormani

You may also like