“Final 8” i Kupës së Kosovës – Ky qytet do të jetë nikoqir

by admin
Spread the love

“Final 8” i Kupës së Kosovës në basketboll do të mbahet në Gjakovë. Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ia besoi klubit të basketbollit Vëllaznimi kompetencat e organizimit të fazës finale të Kupës.

“Njëherësh Bordi i FBK-së udhëzon KB Vëllaznimin të fillojë me përgatitjet e nevojshme konform Udhëzuesit për Organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës dhe akteve tjera normative të FBK-së”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar.“Final 8” i Kupës së Kosovës do të mbahet nga 13 deri më 17 Shkurt në qytetin e Gjakovës.

Në këtë fazë do të garojnë tetë skuadrat e elitës së basketbollit, si dhe finalja në konkurrencën e femrave.

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, do të organizohen tri finalet, e Kupës së Ligës së Parë, Femrave dhe Meshkujve.

Në Gjakovë për pesë ditë do të ketë spektakël të basketbollit, me finalet që pritet të jetë të jashtëzakonshme.

Atmosfera në “Shani Nushi” ka qenë fantastike dhe kështu pritet të jetë edhe gjatë Final 8.

 

You may also like