“FIFA The Best”, Erling Haland pret të kurorëzohet më i miri i 2023-it

by admin
Spread the love

FIFA do të akordojë çmimet e saj “FIFA The Best” sonte në ceremoninë gala në Londër, ku duke nisur nga ora 20:30 do të shpallen lojtarët dhe trajnerët më të mirë të vitit 2023 në futboll.

Fituesit e vitit të kaluar përfshinin Lionel Mesi, Aleksia Putejas, Lionel Skaloni dhe Sarina Vigman. Duke pasur parasysh periudhat kohore të përfshira për përcaktimin e më të mirëve për secilën nga kategoritë, sulmuesi norvegjez i Mançester Sitit, Erling Haland është favoriti për trofeun e lojtarit më të mirë të vitit për meshkujt, por një gjë të tillë do ta konfirmojë vetëm votat. Pep Guardiola pritet të shpallet trajneri më i mirë.

Si funksionon votimi? Ky çmim ndryshon nga “Topi i Artë”, ndërsa u jep mundësinë edhe tifozëve që të votojnë për lojtarin dhe trajnerin e tyre të preferuar. Procesi i përzgjedhjes përfshin një juri të përbërë nga trajnerët dhe kapitenët aktualë të ekipeve kombëtare, një gazetar për ekipin kombëtar dhe tifozët e regjistruar në “FIFA.com”. Çdo grup (trajnerë, kapitenë, gazetarë dhe tifozë) kontribuon në mënyrë të barabartë në votën përfundimtare, ku secili ka 25% të votës. Pjesëmarrësit mund të votojnë për kandidatët nga vendi i tyre ose ekipi, por kandidatët e nominuar nuk mund të votojnë për veten e tyre. Votat individuale të trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve do të zbulohen publikisht në FIFA.com.

1000

Secili anëtar i jurisë emëron tri zgjedhjet e tij kryesore për lojtarët, trajnerët dhe portierët në rend preferencial, bazuar në kriteret e përcaktuara. Afati kohor për pranueshmërinë për kategoritë e femrave, duke përfshirë lojtaren më të mirë të femrave, trajnerin më të mirë të femrave dhe portieren më të mirë të femrave, u shtri nga 1 gushti 2022 deri më 20 gusht 2023, duke përfunduar në datën e finales së Kupës së Botës për femra. Për kategoritë e meshkujve, duke përfshirë lojtarin më të mirë, trajnerin më të mirë dhe portierin më të mirë për meshkuj, periudha e kualifikimit u caktua nga 19 dhjetori 2022 deri më 20 gusht 2023. E njëjta periudhë përdoret për çmimin FIFA Pushkash, i cili i akordohet golit më të bukur të vitit.

Pse Halandi është favorit? Haland, Mesi dhe Mbape ishin gjithashtu tre kandidatët finalistë për “Topin e Artë” të vitit të kaluar, i cili u fitua nga argjentinasi. Por Haland, i cili ishte i dyti në atë garë, sot është favorit për shkak të diferencës midis periudhave kualifikuese për çmimet e “Topit të Artë 2023” dhe “FIFA The Best 2023”.

Ndërsa “Topi i Artë” mori parasysh një periudhë që përfshinte fitoren e Mesit në Kupën e Botës 2022 me Argjentinën, FIFA thotë se çmimi i lojtarit më të mirë të 2023 bazohet në performancat midis 19 dhjetorit 2022 (një ditë pas finales së Kupës së Botës) dhe 20 gushtit 2023. Roli i Mesit në triumfin e Argjentinës në Katar u llogarit në çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s në vitin 2022. Sulmuesi i Inter Majamit e fitoi këtë çmim për herë të dytë në karrierën e tij, pasi e kishte fituar edhe në vitin 2019. Halandi shkëlqeu për Sitin ndërsa “qytetarët” fituan tripletën Premier Ligë, Champions dhe Kupën FA, një arritje që vetëm një klub tjetër anglez, Junajtid në 1999, e ka arritur ndonjëherë. 23-vjeçari shënoi 28 herë në 33 ndeshje për Sitin në periudhën kualifikuese për “FIFA The Best”, gola që e ndihmuan atë ta mbyllte sezonin 2022-23 si golashënuesi më i mirë i Premier Ligës dhe Champions-it.

Mesi pritet të renditet i dyti sot, me Mbapenë të tretin. Sulmuesi i PSG-së, i cili ashtu si Halandi nuk ka fituar ende asnjë nga dy çmimet kryesore individuale të futbollit, doli i dyti në garën për çmimin e FIFA-s 2022, pasi fitoi “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës me Francën nënkampione.

77

PANORAMASPORT.AL

You may also like